in

Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të BE-së pas sulmeve terroriste në Bruksel

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Bashkimit duan të gjejnë një strategji të përbashkët kundër terrorizmit

Bruksel, 24 mars 2016 – Një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian do të zhvillohet sot në Bruksel për gjetjen e një përgjigjeje evropiane ndaj terrorizmit pas atentateve që përfshinë të martën kryeqytetin belg.

Njoftimin për këtë takim të paparashikuar e bëri Presidenca holandeze e radhës e BE-së pasditen e të mërkurës.

Takimi do të fillojë në orën 15:00 në Bruksel dhe në të do të marrin pjesë veç ministrave të Brendshëm e atyre të Drejtësisë së vendeve komunitare edhe përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.

Në atentatet e të martës në aeroportin dhe në metronë e Brukselit, humbën jetën të paktën 32 persona dhe u plagosën 270 të tjerë, e fatkeqësisht bilanci mund të bëhet edhe më i rëndë pasi shumë të plagosur po luftojnë mes jetës e vdekjes.

 

Vestito elegante per il viaggio più importante della vita

Libreza shëndetësore po më skadon, si ta përtërij?