Kërkesë e re sqarimesh në Parlament nga deputetët e Alternativa Libera – Possibile. Maestri: “Nuk përkon me shpenzimet që Shteti ka për lëshimin e saj”
Romë, 9 mars 2016 – Çfarë pret akoma qeveria për të riparë taksën mbi lejet e qëndrimit? Gjykatësit e BE-së kanë thënë prej muajsh që kaq sa është, është e paligjshme, e megjithatë të huajt vazhdojnë e paguajnë.
Deri më sot, Renzi e të tijët nuk kanë bërë një vesh shurdh vetëm ndaj sentencës, por edhe ndaj kërkesave të llogarisë së Parlamentit. E fundit mbërriti pak ditë më parë, me një kërkesë sqarimesh drejtuar ministrit të Brendshëm, kërkesë e paraqitur nga Andrea Maestri e deputetë të tjerë të grupit Alternativa Libera – Possibile.
Në tekst i kujtohet Alfanos që, ndërsa fitojnë mesatarisht 13 mijë euro në vit, imigrantët janë akoma të detyruar të paguajnë një kontribut që shkon nga 80 deri në 200 euro për lëshimin e përtëritjen e dokumenteve të qëndrimit. Një kontrut që Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka hedhur poshtë që në 2 shtator 2015 si “të tepruar” dhe “pengesë për ushtrimin e të drejtave” të parashikuara nga normat evropiane.
“Qeveria e di këtë? Çfarë nismash mendon të ndërmarrë?” pyesin deputetët. Maestri jep edhe ndonjë këshillë: “Të ishte për mua, do të hiqja kontributin, lëshimi dhe përtëritja e lejes së qëndrimit duhet të jenë falas, me përjashtim të pullë-taksave, si në raste të tjera” thotë për Stranieriinitalia.it.
“Nëse nuk mund ta shfuqizojnë – shton deputeti – sidoqoftë duhet ta reduktojnë ndjeshëm. Rëndon në mënyrë serioze në bilancet e familjeve të imigrantëve dhe nuk përpuqet me koston e mbuluar nga Shteti për lëshimin e lejeve”.
Pa përmendur që gjysmën e parave të mbledhura nga taksa mbi lejeqëndrimit Shteti nuk i përdor për të përmirësuar shërbimin, por për të financuar riatdhesimet. Me pak fjalë të rregulltit paguajnë për të parregulltit. “Absolutisht absurde! – komenton Maestri – Ky është një nga ato shumë aspekte të ligjit të imigracionit që duhen ndryshuar menjëherë.”
Elvio Pasca
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)