in

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Inca e Cgil ankimohen në Gjykatën Administrative

Kërkojnë anulimin e dekretit që i ka dhënë jetë kontributit, sepse “bazohet në motive të padrejta dhe të papajtueshme me kushtetutën”. Sentenca do të vlejë për të gjithë imigrantët

Romë, 23 shkurt 2012 – Taksa mbi lejet e qëndrimit përfundon në gjykatë, falë një ankimimi të paraqitur më 22 shkurt nga sindikata Cgil dhe patronati Inca në TAR të Lazios.

“Taksa që u kërkohet imigrantëve rëndon mbi personat më në vështirësi pa marrë faktikisht parasysh aftësinë e ulët kontributive, me përshkallëzimin e saj penalizon më shumë punonjësit stinorë, vetëm një pjesë shumë e vogël e shumave të mbledhurashkojnë për përmirësimin e proceseve administrative në të mirë, ndërsa pjesa më e madhe shkon për fondin e riatdhesive dhe për masat e sigurisë publike” denoncojnë Vera Lamonica, sekretare konfederale e sindikatës dhe Morena Piccinini, kryetare e patronatit.

Duke vepruar kështu, “kostot e politikave të kundërshtimit të imigracionit të parregullt u vihen në kurriz atyre që angazhohen e përpiqen të respektojnë rregullat e kanë marrë rrugën e integrimit”.

Cgil e Inca lajmërojnë se “kanë depozituar pranë TAR-it të Lazios ankimimin për të kërkuar anulimin e dekretit që i jep jetë kontributit shtesë për lejet e qëndrimit. Bazohet mbi arsye të padrejta dhe të papajtueshme me kushtetutën”.

Ankimimi kërkon pezullimin e taksës deri në dhënien e sentencës së Gjykatës Administrative. Duke paraqitur ankesë për anulimin e dekretit 304 të 6 tetorit 2011, sentenca do të ketë vlerë për të gjithë imigrantët.

Lexo edhe: “Ja pse është antikushtetuese”

Kërcënon të hidhet nga çatia nëse nuk e paguajnë

Sigurimet e makinave. Zyrich e Quixa heqin dorë nga tarifat etnike