in

Tarantini. Vajza Berluskonit, për të siguruar një tender edhe për gazsjellësin në Shqipëri

“Dieci ragazze per me non posson bastare” këndonte dikur Lucio Battisti. Vijnë ndër mend këto vargje kur lexon copëza nga përgjimet e telefonatave mes kryeministrit Silvio Berlusconi dhe sipërmarrësit barez Gianpaolo Tarantini.

Lidhja mes tyre është shumë ë thjeshtë, dhe tronditëse njëkohësisht: Tarantini mbushte rezidencën, përfshirë dhe dhomën e gjumit të kryeministrit me vajza të reja e të bukura. Në këmbim kishte favore e përfitime të të gjitha llojeve.

Jo vetëm për ftesat, udhëtimet apo darkat me ministrat, por edhe si partner i mundshëm në disa prej shoqërive më të mëdha shtetërore e fitues i tenderave më të lakmuar. Në detin e përgjimeve, bëhet fjalë për 100 mijë telefonata, Tarantini shpalos të gjitha ambiciet e tij. Ai synonte të hynte në një prej shoqërive të grupit Finmeccanica, një shoqëri që sipas planeve të bëra nga “kishte në plan 12 tendera prej 51 milionë eurosh për llogari të Protezione Civile. Por jo vetëm kaq. Me shoqëritë e tij Tarantini kishte si objektiv të ishte ndër realizuesit e gazsjellësit mes Italisë dhe Shqipërisë. Projekti në fjalë është ai që ka lidhje me marrëveshjen italo-shqiptare të vitit 2009, në të cilën dy vendet u angazhuan për një bashkëpunim në fushën e energjisë. Në këtë kuadër projekti i gazsjellësit prej 520 km, i quajtur TAP (Trans Adriatic Pipeline), u konsiderua një ndër parësorët.  

Por Tarantini nuk arriti të realizojë asnjë nga këto objektiva. Aktualisht ai ndodhet në burg me akuzën e shantazhit, megjithëse kreu i qeverisë Berlusconi mes sa duket nuk ka ndër mend të dëshmojë kundër tij. Ai që mbulon postin e kryeministrit “në kohën e lirë” siç thotë vetë gjatë një telefonate, vazhdon të deklarojë se është mirë dhe se fajin e kanë gjyqtarët e së fundmi edhe gazetarët.

Irida Cami

 

Dyvjeçari bie nga dritarja. Fraktura në kokë por nuk rrezikon jetën

Banka e Shqipërisë: “Gjithnjë në rënie remitancat e emigrantëve”