in

Të drejtat e migrantëve. Eksperti i OKB-së shkon në Shqipëri

Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat njerëzore të migrantëve, François Crépeau, do të vizitojë Shqipërinë nga data 5 deri në 13 dhjetor 2011. “Me një të katërtën deri në një të tretën e të gjithë qytetarëve jashtë shtetit, Shqipëria është rast unik”

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e migrantëve, François Crépeau, do të vizitojë Shqipërinë nga data 5 deri në 13 dhjetor 2011 për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve, duke përfshirë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, të kthyerit dhe imigrantët.

Ky është misioni i parë në Shqipëri i një eksperti të pavarur i ngarkuar nga Këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së për monitorimin dhe raportimin për situatën e të drejtave të njeriut të migrantëve duke marrë duke konsideruar në veçanti fashat e dobëta si gratë, fëmijët dhe ata që janë pa dokumente apo me qëndrim të parregullt.

“Në mënyrë krejt unike, një e katërta deri në një e treta e të gjithë qytetarëve shqiptarë janë jashtë shtetit”, tha Crépeau, duke iu referuar flukseve të mëdha të emigrimit që në fillim të viteve 90 të cilat e kanë bërë Shqipërinë një vend me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë.

Sipas tij, nga një popullsi e përgjithshme prej të paktën 3,4 milionë, mëse një milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre.

Gjatë misionit të tij nëntë ditor, Raportuesi Special do të takojë zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, agjencitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare në Tiranë.

Ai do të udhëtojë gjithashtu në pikat e kufirit me Greqinë dhe Malin e Zi, do të vizitojë mjediset e pritjes për imigrantët dhe do të dëgjojë pikëpamjet e imigrantëve.

Në fund të misionit të tij, të martën, më 13 dhjetor, Raportuesi Special do të japë konkluzionet e tij paraprake në një konferencë shtypi të mbajtur në Hotel Rogner në Tiranë në orën 11:00.

Radio3. Tutti stranieri per un giorno

Bandito con accento slavo, quindi è albanese