in

Të huajt dhe ndihmesat sociale, nga bonusi për foshnjet te çeqet familjare

Një manual i ASGI-t shpjegon kriteret rast pas rasti, si është realiteti e si duhet të jetë. “Të drejta të mohuara, ja si duhet reaguar”

Romë, 3 janar 2017 – Bonusi bebe u takon edhe imigrantëve? Në ç’kushte? Po çeqet familjare apo të mëmësisë? Po karta e blerjeve?

Qartëson gjërat rreth aksesit të shtetasve të huaj në ndihmesat sociale një manual i botuar nga Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin, ASGI, “për të favorizuar njohjen në një panoramë më të ngatërruar se kurrë”. Shtatë faqe shpjegojnë, sipas rastit dhe duke cituar normativat, si qëndrojnë gjërat (kush ka të drejtë për çfarë dhe në bazë të cilit ligj), por edhe se si gjërat duhet të jenë.

Në raste të ndryshme, në fakt, për të kërkuar të drejtat e tua, nuk mbetet veçse të shkohet në gjykatë. Kjo ndodh, për shembull, me bonusin për foshnjet, që INPS, duke mos respektuar rregullat evropiane, vazhdon t’ua mohojë atyre që nuk kanë një kartë qëndrimi, për t’ua paguar më pas, me shumat e prapambetura dhe interesat, sa herë që të interesuarit kërkojnë ndërhyrjen e gjykatësit.

“Manuali – shpjegon ASGI – ilustron cilat janë kriteret e përcaktuara me ligj për të përfituar secilën prej ndihmesave sociale, duke treguar cilat janë kategoritë që sot pranohen zyrtarisht mes përfituesve, me burimin normativ përkatës, dhe të cilat janë, deri më sot, problemet akoma të pazgjidhura, thënë ndryshe, rastet në të cilat e drejta e përfitimit të ndihmesës mohohet padrejtësisht, duke dhënë edhe udhëzime konkrete se si të reagohet“.

Shkarko: TË HUAJT DHE NDIHMESAT SOCIALE

 

 

 

Kontrolle dhe dëbime, policia në kërkim të imigrantëve të parregullt

Diaspora dhe përpjekjet për njohje