in

Teramo{br}Rreh gruan e familjarët e saj, përfundon në burg

Altin Gjoni, 38 vjeç, rezident në provincën e Teramos, është arrestuar me akuzat e akteve persekutuese, keqtrajtimeve në familje, kërcënimeve dhe lëndimeve personale në rrethana rënduese

Romë, 16 gusht 2012 – Terrorizonte të shoqen, e ndonjëherë edhe  familjarët e saj, duke i rrahur dhe kërcënuar, edhe në sy të fëmijëve të çiftit. Përfundon në burg me akuzat e akteve persekutuese (të quajtura ndryshe stalking), keqtrajtimeve në familje, kërcënimeve dhe lëndimeve personale në rrethana rënduese, 38-vjeçari Altin Gjoni, punëtor rezident në Sant’Egidio alla Vibrata të provincës së Teramos.

Terrori në familje duket se kish nisur që në fund të vitit 2010, kur Gjoni edhe për motive të kota ka nisur të rrahë të shoqen, edhe ajo shqiptare, disa vjet më e re se ai. Situata ishte përkeqësuar me kalimin e muajve, rrahjeve, ndonjëherë edhe në sy të vajzave të vogla të çiftit, u ishin shtuar edhe kërcënimet (gruaja u ka treguar karabinierëve se i shoqi e kish këërcënuar edhe me thikë në dorë). Në ndonjë rast Gjoni në inat e sipër i ishte sulur edhe vjehrrit 59 vjeç, apo kunatës 29 vjeçe kur këta ishin përpjekur të mbronin gruan.

Pasi për muaj me radhë ka duruar të shoqin, më në fund gruaja vendosi këtë verë ta padisë të karabinierët që kanë nisur hetimet.

Sipas mediave lokale, episodet e dhunës kanë vazhduar e karabinierët kanë mundur të verifikojnë dy të fundit: një në  qershor, kur gruaja është qëlluar nga i shoqi me një shufër hekuri e ka përfunduar në spital, por edhe aty nuk ka gjetur paqe pasi Gjoni i ndihmuar nga disa bashkatdhetarë ka shkuar ta kërcënojë edhe atje. Një tjetër në fund të korrikut kur Gjoni i armatosur me një shkop ka nisur t’i bjerë karrocerisë së makinës ku ndodhej e shoqja me të motrën e më pas ka nisur të thyejë xhamat duke shkaktuar kështu plagosjen e dy grave.

Këto dy episode kanë bindur karabinierët t’i vënë hekurat Altin Gjonit e ta mbyllin në burgun e Castrogno-s.

 

Banka e Shqipërisë: 15% e investimeve bëhen në ndërtim

Fabriano{br}Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj