in

Teramo. Vdes i burgosuri, ndoshta kishte kapsula me kokainë në stomak

A.C., shqiptar 41 vjeç, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Ishte arrestuar dy ditë më parë në një operacion anti-drogë. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet

Romë, 19 tetor 2013 – Një i burgosur shqiptar 41 vjeç është gjetur i vdekur në burgun Castrogno të Teramos. Alarmin për vdekjen e tij e ka dhënë shoku i qelisë që kur është zgjuar e ka parë shqiptarin pa asnjë shenjë jete.

Zyrtarisht, sipas mjekëve, ka vdekur për arrest zemre në gjumë por vetëm autopsia do të tregojë shkaqet e ndalimit të zemrës.

A.C. ,inicialet e viktimës, ishte futur në burg dy ditë më parë nga Guardia di Finanza gjatë një operacioni antidrogë, ndaj mendohet se ai mund të ketë kapërdirë kapsula me kokainë para arrestimit  që mund t’i kenë shkaktuar hemorragji të brendshme e për pasojë edhe vdekjen. Policia e burgut përjashton qoftë vetëvrasjen qoftë hipoteza të tjera vdekjeje të dhunshme.

 

Bie nga dritarja e katit të tretë, vdes djali 7 vjeç

‘Në krahët e detit’, frika dhe shpresat e klandestinëve të treguara në këngë