in

Tërmeti në Emilia. Vdekje e dëme pa fund

Në zonat e veriut të Italisë emergjenca vazhdon, me dhimbjen për 17 viktimat, 350 të plagosurit e me rreth 15 mijë persona që mbeten pa strehë pas tërmeteve të ditëve të fundit me epiqendër në Emilia Romagna. Qeveria miraton masat e para

termet ne Emilia

Një ditë pas lëkundjeve të forta që tronditen veriun e Italisë, me epiqender Emilia Romanjën, nga rrënojat u nxorr dje edhe trupi i viktimës së 17-të. Bilanci i termetit rëndohet me 350 të plagosur dhe gjithsej 15 mijë të pastrehë.

Gjatë dy neteve te fundit janë regjistruar mbi 100 lëkundje të tjera më të lehta, por që kanë mjaftuar për të shtuar ankthin mes atyre që kaluan natën jashtë edhe pse në disa raste shtëpitë nuk i kishin të dëmtuara.

Shefi i mbrojtjes civile Franco Gabrielli bëri të ditur se tani po punohet me ritëm të plotë për strehimin e mijëra personave edhe me ngritjen e pesë kampeve të tjera. Një ndihmë po japin edhe  hotelet, disa prej të cilave ofruan vende falas për të pastrehet.

Me ritëm të plotë po punon edhe hetuesia për të verifikuar arsyen e shembjes së kapanoneve industriale. Sipas kryeprokurorit të Modenës, provincë e goditur shumë rëndë, këto kapanone janë ndërtuar në menyrë vetëvrasëse dhe duhet verifikuar nëse ka pasur mangësi në respektimin e normave të sigurisë.

Zona e Emilias konsiderohet e katërta në renditjen e më të pasurave në Itali, një prej me aktiveve ne prodhime të të gjitha llojeve, me shkëlqim të veçantë në sektorin ushqimor të cilësisë së lartë. Vetëm në këtë sektor llogariten humbje prej 500 milionë eurosh që prekin nga fabrikat e prodhimit të djathit të njohur Parmigiano, tek ato të uthullës së vjetëruar, apo të stazhionimit të proshutave. 

Aktualisht në këtë zonë janë 3.500 ndërmarrjet që kanë ndërprerë aktivitetin me 20 mijë punonjës që aktualisht nuk mund të punojnë. Shifra teë larta, me  rrjedhoja negative në mbarëvajtjen ekonomike, jo vetem në nivel lokal por edhe në nivel kombëtar. Gjë që rrezikon të rëndojë akoma më shumë krizën ekonomike në vend. Nga llogaritjet e para del se dëmet i kapërcejne dy miliardë eurot.

Dje Këshilli i Ministrave vendosi edhe masat e para për të perballuar emergjencën e krijuar: shtyrje deri në shtator për pagimin e taksave nga banorët e zonave të goditura dhe një rritje me 2 qindarka të akcizave mbi benzinën, që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Vazhdon mbledhja e fondeve dhe dëshmi solidariteti kanë mbërritur nga shumë vende. Presidenti shqiptar Bamir Topi ngushëlloi kreun italian të shtetit për fatkeqësinë natyrore që goditi vendin. Ministri kosovar i punëve të jashtme Enver Hoxhaj i ka derguar nje telegram homologut te tij italian Giulio Terzi ne te cilin shpreh ngushellimet e qeverise dhe popullit kosovar per viktimat e termetit. Me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që t’i ofrojë Italisë njëzet mijë euro për ndihmë.

Lexo edhe: 

 

Një sanatore për të paguar rindërtimin në Emilia

Ngrihet në Romë instituti i studimeve humanistike “Pjetër Bogdani”

Polici që qëlloi me armë e vrau vite më parë 19-vjeçarin Alikaj, sot dekorohet