in

Tharësja e flokëve bie në vaskë, vdes një vajzë 5-vjeçare

Romë, 28 tetor 2011 – Një aksident i rëndë shtëpiak me pasoja fatale për vogëlushen 5-vjeçare të një çifti shqiptarësh ka ndodhur në Milano, në rrugën Terracina, të lagjes Affori. Një tharëse flokësh ka rënë në vaskën e banjës dhe vajzën e vogël e ka zënë korrenti që nuk i la asnjë mundësi shpëtimi. Tragjedia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20, teksa vogëlushja ishte duke luajtur me vëllezërit e saj në vaskë që për mrekulli nuk kanë pësuar asgjë.

Vajza është dërguar menjëherë në spitalin Buzzi por mjekët nuk mundën të bënin asgjë, të kota të gjitha përpjekjet e tyre për ta mbajtur në jetë. Ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes në spital. Shkarkesa e fortë elektrike i ka shkaktuar arrest kardio-respirator.

IShSN: “Bie interesi i shqiptarëve për integrimin në BE”

Riatdhesohen 9 azilkërkuesit e parë të kthyer nga Belgjika