20-vjeçarja nga Shkodra deri tani ka kaluar suksesshëm fazat kualifikuese. Sonte falë votës së publikut e të Cocciantes do të vendoset nëse ajo do të shkojë në gjysmëfinale
Romë, 16 maj 2013 – Takimi i përjavshëm me The voice of Italy erdhi sërish. Mbrëmjen e sotme do të ngjiten në skenë 3 konkurrues të grupit të çdo anëtari të jurisë, e nga këta do të shkojnë në gjysmëfinale vetëm 2: një “do të shpëtohet” nga publiku e një nga profesori i grupit.
Elhaida Dani deri tani ka kaluar me sukses fazat e garës: falë zërit të saj të bukur ka bërë për vete të gjithë, anëtarët e jurisë e publikun. Që ajo të shkojë në gjysmëfinale, sot kjo varet edhe prej publikut televiziv.
Për Elhaidën mund të votohet vetëm ndërsa janë në skenë konkurrentët e grupit të Cocciantes, ku bën pjesë edhe ajo, dhe jo gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit. Praktikisht, votohet nga çasti kur nis të këndojë i pari nga konkurrentët gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, por e Cocciantes deri kur përfundon performanca e të fundit të grupit. Mund të jepen maksimumi 5 vota nga celulari (me sms në numrin 47222) dhe po aq vota nga rrjeti fiks (duke telefonuar në 894424).
Duke uruar që Elhaida të jetë një ndër 8 gjysmëfinalistet e ardhshme, kujtojmë që emisioni i sotëm nis në 21.05 në RAI2.
12 këngëtarët akoma në garë:
Skuadra Cocciante: Elhaida Dani; Mattia Lever e Lorenzo Campani.
Skuadra Carrà: Veronica De Simone; Emanuele Lucas e Manuel Foresta.
Skuadra Noemi: Giuseppe Scianna; Diana Winter e Silvia Capasso.
Skuadra Pelù: Francesco Guasti; Cristina Balestriere e Timothy Cavicchini.
Performanca e fundit e Elhaidës me “Nessun dolore”: