in

“Thesaret e Shqipërisë mbi Pentagram”, në Romë më 9 korrik

Prezantohet në Villa Celimontana të Romës, më 9 korrik, ora 19.00 videoja e ideuar nga Anyla Kraja

Romë, 9 korrik 2013 – Sot në orën 19 do të prezantohet në Romë (Villa Celimontana, Via della Navicella 12, Roma) DVD-ja artistike “Thesare të Shqipërisë mbi pentagram” ideuar nga violinistja Anyla Kraja dhe realizuar nga Duo Fanyks (Anyla Kraja violiniste dhe Fatma Spahiu pianoforte) me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Videoja është realizuar në bashkëpunim me një grup artistësh të njohur në arenën ndërkombëtare, si balerinët Leon Cino, Enada Hoxha, Gerti vaso, Giulia Paris, Mirand Pulaj, shkrimtari Visar Zhiti, aktorët Bujar Lako e Alen Xhafa, regjisori Bojken Lako, operatori Spartak Denaj.

Videoja do të prezantohet nga Ambasadori i Shqipërisë në Romë Prof. Neritan Ceka dhe nga vetë drejtoresha artistike e videos Anyla Kraja.

Veliaj: “Çështjen e emigracionit do ta trajtojmë në nivel ministror”

Autocertificazioni. Gli immigrati devono (ancora) aspettare