in

Thuajse i arritur objektivi i mbledhjes së 20 mijë eurove për Alketin

Po mblidhet në kohë rekord shuma e nevojshme për operimin në Ancona të Alketit. Në një javë në llogarinë bankare kanë mbërritur mbi 100 kontribute

Romë, 20 qershor 2012 – Gara e solidaritetit për t’i shpëtuar jetën jetimit 14 muajsh nga Tirana po jep rezultate të papritura në një javë. Në llogarinë bankare të hapur për mbledhjen e fondeve për të tashmë janë bërë mbi 100 derdhje të hollash, nga krahina të ndryshme të Italisë, nga shqiptarë dhe italianë. “Jemi shumë pranë objektivit të mbledhjes së 20 mijë eurove. – pohon e kënaqur Milena Fiore, kryetare e shoqatës – Falënderojmë me zemër të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre e ata që do ta japin: falë këtij solidariteti do të mund të shpëtojmë Alketin”.

“Tashmë kemi filluar praktikat e nevojshme për sjelljen në Itali të vogëlushit, edhe po të mos e kemi mbledhur të gjithë shumën e nevojshme, shoqata do të mbulojë diferencën” shton kryetarja e shoqatës.

Historia e Alketit

Alketi, 14 muajsh, që kur ka lindur, është lënë në jetimoren e Tiranës  nga nëna e tij 14-vjeçare. Një keqformim në zemër i vë në rrezik jetën nëse nuk operohet sa më shpejt dhe në Shqipëri një ndërhyrje e tillë nuk është e mundur.

Operacionin e ka marrë përsipër Marco Pozzi (Drejtori i Repartit të kardiokirurgjisë pediatrie të Spitalit Riuniti-Torrette, Ancona) me ekipin e tij që ka bërë të ditur se, sipas lajmeve që mbërrijnë nga Shqipëria, fëmija ka dy probleme në zemër: një “vrimë” dhe një difekt tjetër të lindur që i pengon daljen normale të gjakut nga ky organ. Problemet shëndetësore të Alketit janë konstatuar prej një viti, prandaj operacioni duhet të bëhet sa më shpejt. Kirurgu specifikoi se këto lloj difektesh mund të sjellin ndryshime të shpejta dhe është më mirë të veprohet urgjentisht, sepse nuk dihet se sa i mbetet për të jetuar. Ai shtoi se në rast ndërhyrjeje të shpejtë, fëmija nuk do të ketë asnjë pasojë gjatë jetës.

Për të siguruar sa më shpejt shumën e nevojshme për qëndrimin në spital të vogëlushit, më 12 qershor shoqata Patronesse pranë spitalit pediatrik “G. Salesi” të Anconës dhe SPAI, shoqatë adoptimesh ndërkombëtare, nisën një fushatë të gjerë sensibilizimi dhe hapën një llogari bankare për mbledhjen e fondeve.

Të dhënat bankare ku mund të bëhen derdhjet e parave janë:

conto corrente dedicato presso la banca Unicredit di Ancona
intestato a:”Associazione Patronesse”
causale del versamento: “Dedicato a Alket”
IBAN  IT17G0200802619000102099102
BIC SWIFT: UNCRITM1Q10 (per derdhje parash nga jashtë Italisë)

Shqiptari i Italisë

Presidenti Nishani me Master të rremë?

CIE, “La prigione degli innocenti”