in

Bari Sekuestrohen 80 kg marijuhanë dhe arrestohet një 25-vjeçar

Sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria

Romë, 10 dhjetor 2012 – Guardia di Finanza e Barit dhe fuksionarët e doganës së portit, pas një sërë kontrollesh në ambientet e brendshme të portit kanë sekuestruar rreth 80 kg marijuhanë dhe kanë arrestuar një shqiptar 25 vjeç. Droga ishte fshehur në brendësi të disa bombulave të metanit të një veture Fiat Multipla me targa shqiptare e sapozbarkuar nga një traget i mbërritur nga Shqipëria.

I zoti i makinës është arrestuar dhe mbyllur në burgun e Barit. Duhet të përgjigjet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe kontrabandë doganale.

Sipas financierëve, sasia e drogës së sekuestruar do të vlente rreth 650 mijë euro në tregun e shitjes me pakicë.

Mbrëmë, ka qenë policia e Durrësit që ka sekuestruar në portin shqiptar një tjetër person me 250 kg marijuhanë.

“Ti parko, na grrith”. Gjetje kosovare kundër parkimeve në vendet e gabuara

Shqipëria në acar e borë