Grupi më i madh i mbështetësve të kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” do të hapin sot në Marsejë një flamur gjigant, rreth 11 mijë metra2.
Në një njoftim për të gjithë sportdashësit shqiptarë që kanë shkuar në Francë, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë me dije edhe vendin se ku do të shpaloset flamuri.
“Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille, për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri është rreth 11.000 m2, kështu që ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh”, shkruhet në njoftim.
Flamuri, thuhet, se ka kushtuar 15 mijë euro.