in

“Tirana ime” takim me Edi Ramën në Sallonin e Librit në Torino

Sot në orën 10.30, në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, në Sallën Blu,  kryeministri Edi Rama prezanton librin e tij Kurban/Il Sacrificio. Libri është një reflektim autobiografik-politik mbi njëmbëdhjetë vitet kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, i shkruar menjëherë pas humbjes për ripërtëritjen e disatë të mandatit.
Është një rrëfim i Shqipërisë bashkëkohore nga një këndvështrim i veçantë dhe i privilegjuar, që do të vlejë si pikënisje për takimin e sotëm gjatë të cilit kryeministri i Shqipërisë do të reflektojë mbi rëndësinë e marrëdhënieve të mira politike, diplomatike dhe ekonomike midis Italisë dhe Shqipërisë në një bisedë me kritikun e artit, shkrimtarin e politikanin Vittorio Sgarbi.
Takimi është organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Torino dhe nga shtëpia botuese e librit Kurban/Il Sacrificio, Rubbettino.

 

Gjurmë të pashlyera

L’Albania di Scanderbeg in Italia, a 550 anni dalla sua morte