Duhet të vuajë në burgjet italiane dënimin me 17 vjet heqje lirie
Tiranë, 17 shkurt 2014 – Një 32 vjeçar, i kërkuar për vrasje në Itali, u arrestua sot në Tiranë.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur se Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ka kapur, për llogari të organeve të drejtësisë italiane, Arlind Nuredin Allasufi (Ervis Aliu), 32 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë tek ‘Komuna e Parisit” në kryeqytet.
Ai është dënuar nga një gjykatë italiane me 17 vjet burgim për vrasje. Bëhet e ditur gjithashtu se, ky shtetas u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin.