in

Tiranë. Depoziton 640 mijë € njëherazi në bankë, arrestohet për pastrim parash

I arrestuari, A lessandro Donadon, 56-vjeçar nga Treviso. Akuzohet për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe të falsifikimit të dokumenteve

Tiranë, 26 shkurt 2016 – Alessandro Donadon, 56 vjeç nga Treviso është arrestuar të mërkurën në mbrëmje në Tiranë sepse dyshohet për pastrim parash e falsifikim dokumentesh. Ai ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri shumën prej rreth 640.000 euro në çeqe të lëshuara nga një bankë e San Marinos dhe më pas ka tërhequr një shumë të madhe në të holla gjë që ka shkaktuar dyshime. Në justifikim të parave që depozitonte Donadon i kish treguar punonjësit të bankës shqiptare një dokument të bankës të San Marinos nga i cili rezultonte se në prill 2014 kishte të depozituara atje mbi 700 mijë euro.

Sipas organeve të hetimeve shqiptare, çeqet mund të jenë të falsifikuara, ashtu si edhe faturat që kishte paraqitur në bankë për të justifikuar shumën e lartë që po tërhiqte në të holla. Donadon ka thënë se do të investonte në Shqipëri e se ishte në kontakt me disa shoqëri të cilat i furnizonte me material për klinika dentare “pa mundur të tregonte asnjë projekt investimi” siç thonë nga prokuroria shqiptare.

Nga ana tjetër  “në rrugë operative është zbuluar se ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi i cili është proceduar nga Drejtësia Italiane për mashtrime në shuma të mëdha në fushën financiare”, deklaroi prokuroria.

 

Brezat e dytë. 10 mijë euro për të hapur biznes, ditët e fundit për aplikimin

Vranë një të ri në postbllok, mbyllet pa dënime gjyqi ndaj karabinierëve