in

Tonin Tërshana, Mjeshtri i madh i këngës, ndahet nga jeta

Ka marrë pjesë në mëse 20 festivale të këngës në RTSh dhe ka fituar 4 herë çmimin e parë

Tiranë, 22 shtator 2015 – Mbrëmjen e sotme, në spitalin Nënë Tereza në Tiranë ka ndërruar jetë Tonin Tërshana.  Artisti ishte 66 vjeç e vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lindur në Shkodër në vitin 1949, këngëtari Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, ka debutuar për të parën herë në moshën 16 vjeçare në Festivalin e 4-t në Radio Tirana, me këngën “Kur vjen pranvera” dhe është vlerësuar me çmimin e parë. Por gjatë jetës së tij, në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës është ngjitur mbi 20 herë dhe ka fituar katër herë çmimin e parë.

Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kënga e nënës”, “Fishekzjarre në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.

Tonin Tërshana është vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i asokohe, Bamir Topi.

Pas një karriere të gjatë, në vitin 1997, Tonin Tërshana humbi gjithçka në firmat piramidale dhe si mijëra shqiptarë të tjera emigroi me familjen në Greqi. U kthye përfundimisht në Shqipëri në vitin 2012 dhe vetëm tri javë më parë ishte në qendër të vëmendjes së mediave për faktin që bashkia e Tiranës i dha atij e të shoqes një banesë sociale. 

Ëndrra shqiptare dje dhe sot

Im vëlla është bërë italian. A mund të përfitoj leje qëndrimi?