in

Topi: “Nuk do të kandidoj më për president”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin festave të fundvitit dha sot pritjen tradicionale në ambientet e Presidencës për përfaqësuesit e medias së shkruar dhe elektronike shqiptare, duke deklaruar se kjo është për të herë e fundit si President

Tiranë 22 dhjetor 2011 – Presidenti Topi ka zhvilluar sot një pritje për përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, dhe në fillim të përshëndetjes së tij, ai e veçoi këtë takim me gazetarët si të fundit në cilësinë e tij si President, dhe i falënderoi ata për komunikimin që ka pasur në këto vite.
Ai vlerësoi zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka pasur media gjatë këtyre viteve në Shqipëri, sidomos përsa i përket anës teknologjike, duke kaluar vende, të cilat kanë jo vetëm traditë demokracie, por dhe traditë të medias. 

“Mesazhi më i rëndësishëm që do të jepja sot është që media, pavarësisht se është bashkudhëtuese e të gjitha ngjarjeve duhet të jetë vetvetja, duhet të ketë më shumë pavarësi, më shumë profesionalizëm. Atë që ndoshta ne për hir të elegancës së komunikimit, apo për hir të mesazheve diplomatike shpeshherë nuk e themi, publiku i thjeshtë e thotë, ku militantizmi i verbër i ngjitet politikës. Por njerëzit sot kërkojnë një media të lirë, të pavarur, duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues Radio Televizioni Publik Shqiptar”,  është shprehur Presidenti.

Arratisja e madhe. Një në tre shqiptarë i tha lamtumirë vendit!

Kriza në Eurozonë rrit emigracionin europian drejt Gjermanisë