in

Torino. Kalojnë natën mbi vinç në protestë për rrogën që nuk u paguhet prej muajsh

Pesë punëtorët e ndërtimit, shqiptarë e italianë, kërkojnë vetëm një gjë: “Duam paratë tona. Nga këtu nuk lëvizim”.

Romë, 26 nëntor 2013 – Pesë punëtorë ndërtimi italianë e shqiptarë në Torino kanë nisur dje të protestojnë sepse nuk paguhen prej disa muajsh. Janë ngjitur në një vinç në kantierin e ndërtimit në rrugën Cigna 128 që dje në mëngjes e aty (rreth 50 metra lartësi) kanë kaluar edhe natën. Gjatë natës, zjarrfikësit u kanë ofruar disa batanije për t’i bërë ballë të ftohtit, ndërsa policia e një ambulancë vazhdon të qëndrojë në vendngjarje.

Kërkesa e protestuesve është vetëm një: “Të na paguhen paratë e fituara me djersë, përndryshe nuk lëvizim që këtu”. Negociatat e deritanishme nuk kanë dhënë asnjë rezultat e protesta mund të zgjasë edhe gjatë ditës së sotme.

Vetëm njëri prej tyre, për arsye shëndetësore, ka zbritur nga vinçi sot në mëngjes. Nuk ka pranuar ndihmën mjekësore por gjithsesi gjendja e tij nuk duket e rëndë.

Belle Air, shkëlqimi dhe rënia e një monopoli

Kryetari i bashkisë: “Nuk më vjen keq për të riun e vrarë nga karabinieri”