in

Trafik droge: 29 arrestime dhe 750 kg lëndë narkotike të sekuestruara

Guardia di Finanza e Lecces, pas një hetimi të gjatë, ka ndërmarrë sot një operacion për shpartallimin e dy degëve të trafikimit të drogës, asaj italo-shqiptare dhe një tjetre italo-marokene

Romë 26 shtator 2011 – Vazhdon operacioni i Policisë financiare të Lecces në bashkëpunim me Scico (Shërbimi qendror i investigimit mbi kriminalitetin e organizuar) të Romës, kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Këto orë po ndiqen 29 urdhër arrestime në provinca të ndryshme të Italisë si Lecce, Bari, Brindisi, Napoli, Milano e Torino, ndaj personash të akuzuar për krime të ndryshme si organizim kriminal, trafik ilegal, importim, mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike. Ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve por me siguri mes tyre ka edhe shqiptarë pasi, pas hetimesh të gjata, Guardia di Finanza ka mundur të zbulojë dy degë të trafikut të drogës, një prej të cilëve është italo-shqiptar (tjetri italo-maroken).

Gjatë hetimeve të gjata e komplekse, Guardia di Finanza ka sekuestruar 684 kg marijuanë, 64 kg hashash, 5 kg heroinë, mbi 1 kg kokainë  si edhe një gomone e 264 plumba kallashnikovi.

Çelet në Shqipëri Festivali i Filmit për të drejtat e njeriut

Rritja e numrit të kërkuesve të azilit, rrezikon liberalizimin e vizave{br}Malmström letër edhe Shqipërisë