in

Trageti vonon për avari. Mes pasagjerëve edhe presidenti Topi

“Adriatik 1” i nisur mbrëmë nga porti i Barit pritet të mbërrijë pasdite në Durrës, pas shumë orëve vonesë. Mes pasagjerëve edhe presidenti Bamir Topi

Durrës, 18 korrik 2012 – Pas një avarie në sistemin e filtrimit të karburantit, trageti “Adriatik 1”, i linjës Bari-Durrës, pritet të mbërrijë me vonesë, të paktën 6-7 orë, ku mes udhëtarëve të shumtë që udhëtojnë me këtë traget, mësohet se është edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi që kthehet nga Cellino San Marco ku ishte i ftuar special i festës “Shqipëri-Itali, miqësia mes dy popujve” gjatë të cilës u prezantua një libër me autor shqiptar për Al Bano Carrisin. Topit, si Presidenti i Republikës, i ka mbetur më pak se një javë, pasi me 24 korrik këtë detyrë do ta marrë presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani.

Kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruçi ka shpjeguar për ATSh-në se, “trageti është nisur mesnatën e kaluar nga porti i Barit dhe gjatë udhëtimit ka patur një avari, pas së cilës shpejtësia e lundrimit është ulur ndjeshëm”. Në këto kushte, trageti “Adriatik 1” do të mbërrijë pasdite – shtoi kapiteni Aruçi, sipas të cilit një nga rimorkiatorët e mjeteve detare është nisur nga porti për të lehtësuar lëvizjen e tragetit drejt Durrësit, ndërkohë që tre tragetet e tjerë, të së njejtës linjë detare “AF Claudia Prima”, “Adriatica Queen” dhe “Bari”, kanë mbërritur në Durrës para orës 9.00 të mëngjesit.

Regolarizzazione. Il testo della nuova legge

Nga sot lejeqëndrim për një vit për të papunët