in

Tragjedi në fushat e Bolanos. Vdes 49-vjeçari Domi

Bajram Domi ka pësuar infarkt e ka mbetur i vdekur në vend. Dyshohet që shkaqet të kenë qenë vapa e mbipesha

Romë, 11 korrik 2012 – Papritur është ndier keq e ka vdekur. I ka ndodhur bujkut Bajram Domi teksa priste bar në Bolano të La Spezias.

49 vjeç nga Durrësi, në Itali prej shumë vitesh, Domi ka qenë duke prerë bar kur është rrëzuar papritur. Kështu një infarkt i ka marrë jetën e asgjë nuk kanë mundur të bëjnë as mjekët e spitalit Sant’Andrea të La Spezias ku burri ka arritur i vdekur.

Në fillim mendohej se Domi ishte pickuar nga ndonjë insekt, por sipas mjekëve ka pësuar infarkt, ndoshta për shkak të mbipeshës apo të vapës.

Zgjatet për një vit lejeqëndrimi i të huajve në zonat e tërmetit

Burri rreh të shoqen në sy të të birit. Arrestohet