in

Transparency International: “Shqipëria më e korruptuar se një vit më parë”

Reagon Aleanca KuqeZi

Aleanca KuqeZi ka reaguar për  nivelin e lartë të perceptimit të korrupsionit për vitin 2011 në Shqipëri e Kosovë, që del në dritë në raportin e botuar sot nga organizata jo qeveritare Transparancy International.   Aleanca KuqeZi e konsideron “skandaloze” situatën në të cilën ndodhet shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës dhe deklaron se “ sot është një nga momentet më të errëta të historisë politike të shtetit Shqiptar I cili pas 99 vjet pavarësi ka mbetur i 99-ti në nivelin e korrupsionit”

Sipas komunikatës së Aleancës “kombi shqiptar po përjeton në dy shtetet e saj të pavarura një nga çastet më të vështira të cilat me gjithë krenarinë e të qenit shqiptar na bëjnë të turpërohemi në arenën ndërkombëtare për nivelin e lartë të korrupsionit ku janë zhytur dy shtetet tona e kjo jo për faj të popullit por të atyre që na qeverisin”.

Unar: “Shtohen diskriminimet në vendin e punës”

Ndërron jetë Leka Zogu