in

Tre karabinierë të rremë demaskohen nga dy shqiptare

Dy gra shqiptare shpëtojnë mikeshën e tyre të moshuar nga tre keqbërës të veshur si karabinierë

Livorno, 18 mars 2011 – Tre vetë, një prej të cilëve në uniformë, janë paraqitur në shtëpinë e një të moshuare duke thënë se janë karabinierë. Por dy mikesha të viktimës, 88 vjeçe, i kanë demaskuar dhe i kanë detyruar karabinierët e rremë t’ua mbathin.

Ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje: tre “karabinierët” janë paraqitur në derë të shtëpisë së gruas dhe i kanë thënë se ishin të angazhuar në një operacion për zbulimin e një vjedhjeje xhevahiresh. E moshuara dhe dy mikeshat e saj shqiptare e kuptuan menjëherë që tre burrat po i mashtronin, nisën të bërtisnin. Dy shqiptaret, 48 vjeçe njëra dhe 31 tjetra, janë përpjekur të nxjerrin nga shtëpia dy prej mashtruesve që kishin hyrë në shtëpi (ndërsa i treti priste te dera), dhe ka lindur kështu një përleshje e vogël. Mashtruesit fillimisht kanë kërcënuar gratë me pranga e pistoleta, por duke parë që kërcënimet e tyre nuk pinin ujë ia kanë mbathur.

Mbi ngjarjen po heton policia.

150-vjetori i Unitetit të Italisë festohet edhe në Korçë

Flukset sezonale: Nga 22 marsi nis paraqitja e kërkesave