Një familje imigrantësh është zgjedhur si testimonial i nivelit standard (më i ulëti) i trenave Frecciarossa, por jo për nivelet më të larta. Shpërthen polemika: “Zgjedhje raciste”, Trenitalia: “Nuk është kështu”, por gjithsesi ndërron reklamë
Romë, 4 janar 2012 – Executive, Business, Premium o Standard janë klasat e reja të trenit Frecciarossa, nga e para që është kategoria më e mirë tek Standard që është më i ulëta, për shërbime e rehatshmëri. Pasagjerët e klasit të fundit, nuk mund të kenë poltrona në lëkurë apo salla mbledhjesh që u vihen në dispozicion udhëtarëve të klasit të parë, Executive.
Deri këtu, gjithçka në rregull, nëse Trenitalia nuk do të vinte imigrantët të udhëtonin në kategori të fundit. Në fakt, kanë lëkurë me ngjyrë e linja fytyre orientale anëtarët e familjes së qeshur që, nga kopertina e broshurës kushtuar trenit të shpejtë botuar në faqet internet të Trenitalias, fotografohet në poltronat e vagonëve standard. Të gjithë të bardhë, modelët e zgjedhur për reklamat e vagonëve me cilësi më të lartë.
Mesazhi që kalon me këtë reklamë: vagonët e klasit të fundit janë për ata që kanë më pak dhe “ata që kanë më pak” janë imigrantët. I sinjalizuar në blogun Piovono Rane të Alessandro Gigliolit, rasti në fjalë shëtiti nga siti në sit në mbarë rrjetin. “Këtë radhë Trenitalia ka dalë nga binarët” bën shaka dikush, ndërsa të tjerë nuk ngurrojnë të flasin për “reklamë raciste” apo për “aparteid të ri”.
Trenitalia është përgjigjur me një komunikatë të zyrës së saj të shtypit, në të cilën ka theksuar se në të tjera imazhe të sitit kushtuar nivelit Standard ka edhe persona të bardhë, dhe që personat me ngjyrë apo me linja ekzotike shfaqen edhe në nivelet më të larta. “Sot, fatmirësisht, edhe Italia është një vend multietnik dhe Trenitalia, me 2 milionë pasagjerë në ditë është dëshmitar i parë” thuhet në komunikatë.
Por edhe pse mund të ketë qenë e bindur nga arsyetimet e veta, Trenitalia gjithsesi ka ndryshuar kopertinën e broshurës. Tani, për nivelin e fundit Standard, ka zgjedhur foton e një radhe poltronash pa njeri të ulur në to. Të paktën kështu nuk rrezikojnë të ofendojnë askënd.
EP