in

Treviglio. Gjendet i vrarë 29-vjeçari Vorfi

 

Të paktën tre plumba në trup

Romë, 19 nëntor 2015 – Arben Vorfi, 29 vjeç, është gjetur i vdekur në një apartament në Treviglio të provincës së Bergamos. Sipas forcave të rendit, për të cilat Vorfi ishte emër i njohur për disa precedentë penalë, ai është vrarë me pistoletë, e ka të paktën 3 plumba në trup.

Trupin e tij e ka gjetur mëngjesin e sotëm një shok i Vorfit që ka lajmëruar menjëherë karabinierët.

Edhe pse dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh të botës së krimit ordiner, gjithsesi karabinierët nuk përjashtojnë asnjë pistë tjetër hetimesh.

 

“Jo në emrin tim”. Myslimanët në shesh kundër terrorizmit

Alberto Cutillo, ambasadori i ri italian në Tiranë