Një anije është përmbysur në Zuawrah, dy të tjera në Garabuli e Tajura. Këshilli italian për refugjatët: “Refugjatët përdorin mjete që nuk mund të lundrojnë as pak milje”
Romë, 7 tetor 2014 – Duhet të jenë mbi 100 viktimat e të zhdukurit e një anijeje të mbytur në fundjavë në ujërat e Libisë.
Kjo mësohet nga autoritetet lokale, sipas të cilave mbytja ka ndodhur rreth 10 milje nga brigjet e qytetit Zuawrah, në perëndim të Tripolit. Rreth 70 migrantë, janë shpëtuar, ndërsa janë rekuperuar apo janë nxjerrë në breg nga dallgët edhe 30 trupa të pajetë. “Anija është fundosur dy ditë më parë – konfirmon një funksionar i qytetit të voël – të mbijetuarit thonë se në të udhëtonin rreth 250 persona”.
Kjo është mbytja e tretë që ndodh në ujërat e Libisë në pak ditë. Dy anije të tjera, pohojnë nga Këshilli italian për refugjatët, Cir, janë përmbysur më 2 tetor tre milje nga bregu mes Garabuli-t dhe Tajura-s. nga sa thonë të mbijetuarit në dy mjetet e lundrimit kanë qenë gjithsej rreth 250 persona, por nga këta janë shpëtuar nga roja bregdetare e Libisë vetëm 120 vetë.
“për fat të keq duhet të konstatojmë – deklaron drejtori i Cir, Christofer Hein – që situata në zonën e Tripolit është aq e rënduar sa refugjatët janë të detyruar më shumë se kurrë të marrin çdo lloj mjeti, veç për t’u larguar. Por shpesh këto mjete lundrimi nuk janë në gjendje të bëjnë as pak milje në det. Kemi frikë se nëse nuk merren masa urgjente në territorin e Libisë, numri i jetëve të humbura në detin Mesdhe nuk do të ulet”.