Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të nisur programin federal “Project Homecoming”, që synon të inkurajojë vetë-deportimin e migrantëve të parregullt. Plani parashikon fluturime falas dhe një “bonus largimi” prej 1.000 dollarësh për ata që zgjedhin të largohen vullnetarisht dhe përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara. Migrantët mund të rezervojnë fluturimet përmes aplikacionit CBP Home.
Ata që refuzojnë ofertën përballen me deportime të detyruara, gjoba dhe burg. Qeveria vlerëson se emigracioni i paligjshëm i kushtoi taksapaguesve mbi 150 miliardë dollarë në vitin 2023.