in

Udine. Ndërron jetë në aksident rrugor 21-vjeçari Sheshi

I riu Irald Sheshi, bëri aksident ndërsa dërgonte pica në shtëpi të klientëve

Romë, 20 shkurt 2014 – Ndoshta shpejtësia e lartë e asfalti i lagur mund të kenë qenë shkaqet e aksidentit që të martën, 18 shkurt, i mori Irald Sheshit, 21 vjeç. Djali punonte si shpërndarës picash për një lokal të administruar nga fmiljarët në rrugën Gorizia të Udines.

Të martën rreth orës 22, siç kish bërë edhe qindra herë të tjera, ka marrë motorin e është nisur për të shpërndarë picat. Sapo ka marrë një kthesë në rrugën Renati ka humbur kontrollin e motorit që është përplasur me buzën e trotuarit. Motori ka ikur mbrapsht ndërsa Sheshi është përplasur fort me një nga pemët anës rrugës. Dy miq të tij që udhëtonin pak përpara me një tjetër motor, janë kthyer menjëherë të shoku dhe kanë dhënë alarmin. Personelit të Ndihmës së Shpejtë të mbërritur në vendngjarje situata e djalit iu duk menjëherë e dëshpëruara, në fakt ai vdiq për plagët e rënda me të mbërritur në spital.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

“Boshatis burgjet” është ligj. Më shumë të burgosur do të riatdhesohen pa kaluar në CIE

“W la scuola”: l’imprenditore Jang dona 30 mila euro alle scuole della sua città