in

UEFA: Kukësi humbet në tavolinë ndeshjen e ndërprerë për arsye sigurie në fushë

Skuadra shqiptare dënohet edhe me gjobë e ndeshje në shtëpi pa tifozë

Tiranë, 4 gusht 2015 – Për ndeshjen e ndërprerë në stadiumin “Qemal Stafa” mes Kukësit dhe Legia së Varshavës ka mbërritur sot vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA. Siç pritej, UEFA ka vendosur në tavolinë rezultatin 0-3 në favor të skuadrës së Polonisë.  

Veç kësaj, klubi i Kukësit është dënuar edhe me 70 mijë euro gjobë dhe luajtjen me dyer të mbyllura të dy ndeshjeve të radhës në shtëpi.

Vendimin e UEFA-s e ka lajmëruar sot në mëngjes Jonuz Hallaçi, zëdhënësi i skuadrës së Kukësit.

Ndeshja Kukës-Legia Varshavë, e luajtur më 30 korrik në Tiranë, u ndërpre në minutën e 52-të pasi një lojtar i skuadrës mike u godit me send të fortë nga shkallët e stadiumit nga tifozët shqiptarë. 

Lexo edhe: Huliganët e Kukësit si sjellës të fatkeqësisë

 

Komisioni i Disiplines dha vendimin. Kukesi humbet ndeshjen ne tavoline 3 me 0. Gjobitet 70 mije euro dhe 2 kompeticione te Europes pa tifoze.

Posted by Jonuz Hallaçi on Martedì 4 agosto 2015

Fiumicino. 55-vjeçari proteston duke kërcënuar vetëvrasjen: “Dua të më kthejnë fëmijët”

Prokuroria akuzon zyrtarisht ish Guvernatorin e BSh-së për shpërdorim detyre