in

Universitetet, hapen regjistrimet për testet e pranimit në fakultetet me numër të mbyllur

Kush dëshiron të nisë studimet për t’u bërë mjek, dentist, veteriner apo arkitekt duhet të regjistrohet brenda 26 korrikut në www.universitaly.it. Vlen edhe për ata që jetojnë jashtë Italisë

Romë, 5 korrik 2016 – Ëndërron të bëhesh mjek, dentist, veteriner apo arkitekt në Itali?  Pengesa e parë mes jush dhe ëndrrës është testi i pranimit, sepse fakultetet universitare qe formojnë këta profesionistë janë me numër të kufizuar studentësh.

Kalendari i provimeve të pranimit për vitin akademik 2016/2017 është përcaktuar. Më 6 shtator do të mbahen ato për të hyrë në kurset e Mjekësisë dhe Kirurgjisë, Odontoiatrisë dhe proteza dentare në gjuhën italiane, më 7 shtator ato për Mjekësinë Veterinare, më 8 shtator ato për Arkitekturë, më 13 shtator ato për Profesionet e Shëndetësisë (Professioni Sanitarie), më 14 shtator  për kurset Mjekësi dhe Kirurgji në gjuhën angleze.

Testet e pranimit për Profesionet e Shëndetësisë orgënizohen nga vetë universitetet, ndaj të interesuarit duhet t’u drejtohen drejtpërdrejt atyre për të mësuar si mund të marrin pjesë në to. Ndërsa regjistrimi për ata që duan të bëhen mjekë, dentistë, veterinerë apo arkitektë është njësoj në të gjithë Italinë: brenda 26 korrikut duhet të regjistrohen e të prenotohen online në www.universitaly.it

Të enjten e shkuar ministria e Arsimit botoi një dekret me mënyrat e mbajtjes dhe përmbajtjet e provimeve të pranimit: njëqind minuta për t’iu përgjigjur gjashtëdhjetë pyetjeve, duke zgjedhur npërgjigjen e saktë mes pesë opsionesh.

Regjistrimi online brenda 26 korrikut për testet e pranimit në fakultetet me numër të mbyllur studentësh veln për të gjithë studentët, italianë e të huaj, përfshirë ata që nuk jetojnë akoma në Itali. Këta të fundit janë të detyruar të paraqesin deri më 7 korrikpranë konsullatës italiane në vendlindje edhe kërkesën e pararegjistrimit, që do t’u mundësojë të marrn vizën për të ardhur në Itali për studime.

EP

 

Grabitja në aeroportin e Rinasit. I kujt është faji?

Karta e qëndrimit. Ç’tip kontrate pune duhet pasur për ta kërkuar?