in

Urimet për Krishtlindje? Vetëm italisht apo në nëntë gjuhë

Sërish polemika në Via Padova, një prej zonave më multietnike të Milanos. Fillimisht, bashkia vendos të heqë urimet në nëntë gjuhë e t’i lërë vetëm në italisht. Më pas ndërron mendim e kryebashkiaku Moratti thotë se do të përpiqet të gjejë një ekuilibër mes ruajtjes së traditave dhe pranimit të faktit që zona është e banuar nga komunitete të huaja

Këtë herë objekt i polemikave janë tabelat me drita të vëna më rastin e festave të Krishtlindjeve. Ato të vëna përpara disa ditësh uronin në nëntë gjuhë të ndryshme, italisht, frëngjisht, arabisht etj. Por komuna i ka hequr e ka lënë vetëm ato në italisht.

Ky vendim i Komunës ka shkaktuar reagim të Comin, një kooperativë e zonës, e cila ka akuzuar për heqjen e tabelave këshilltarin komunal përgjegjës për pamjen e qytetit, Maurizio Cadeo.

“Mendojmë se ndryshimet nuk evitohen duke shtypur një çelës dhe se ky mesazh i përcjellë nga ndërhyrja e këshilltarit, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për imazhin e një qyteti kozmopolit si Milano” bëjnë të ditur nëpërmjet një komunkate organizatorët e Comin.

I ashpër edhe reagimi i Pd mbi ngjarjen. “Të mendosh se shkrimet në gjuhë të ndryshme mund të prekin ndjeshmërinë e dikujt, është idiotizëm” deklaruan këshilltarët komunalë Pierfrancesco Maran dhe Maurizio Baruffi.
Ka ndërhyrë dhe kryetari i Këshillit të rrethit Davide Boni (Ln) i cili ka deklaruar:  “Duhet kujdes që të mos mendohet se integrimi varet dhe kalon nga vënia e urimeve të Krishtlindjes në gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë nuk bëjmë gjë tjetër veç se getoizojmë akoma më shumë një lagje që është në vështirësi për shkak të pranisë së madhe të banorëve të huaj.”

Me tone më të qeta është ndërhyrja e kryebashkiakes së Milanos Letizia Moratti e cila u mundua të zbusë polemikat “Mbi shkrimet me drita në via Padova kishte një projekt të ndryshëm nga ai i realizuar, jam e sigurt që do të gjejmë një zgjidhje koherente. Via Padova është një nga rrugët ku jetojnë shumë etni, por është edhe një rrugë e qytetit, jo pa historinë dhe rrënjët e saj. Do të gjejmë një ekuilibër mes këtyre elementeve”.

Marco Iorio

Sondazhi: “60% do të udhëtojnë jashtë në 6-mujorin e parë të liberalizimit të vizave”

Kosova në Festivalin e Tingujve nga Bota