in

Varese. Sulmohet furgoni i policisë, arratiset një i burgosur

Të shtëna në mes të ditës, një i vdekur, dy persona të plagosur dhe një i arratisur. Eshtë një i dënuar me burgim të përjetshëm, kalabrezi Domenico Cutrì. Fillimisht u fol për një shqiptar

Romë, 3 shkurt 2014 – I dënuari me burgim të përjetshëm Domenico Cutrì, është arratisur sot në rrugën Milano të Gallarates (provinca e Vareses) ndërsa ishte në një furgon të policisë së burgjeve të Vareses, kur rreth orës 15, një komandë e armatosur ka sulmuar automjetin.

Dinamika e ngjarjes ende nuk është e qartë, por flitet për të shtëna me pistoletë, për dy agjentë të policisë të plagosur, dhe se i burgosuri është arratisur. Domenico Cutrì është 32 vjeç kalabrez i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një qytetari polak në vitin 2006. Cutrì po transferohej nga gjykata e Gallarates në burgun e Busto Arsizios kur është sulmuar. vetëm pak pas sulmit, trupi i pajetë i vëllait të Cutrì-së është lënë përpara spitalit të Magentas.  

Fillimisht agjencitë e shtypit e dhanë edhe këtë rast si arratisje të një shqiptari, gjë që u përgënjeshtrua në çastin kur policia dha edhe emrin e të arratisurit e disa detaje mbi ngjarjen. Ndër më të famshmit shqiptarë të arratisur nga burgjet është Taulant Toma, edhe sot e kësaj dite në kërkim. Herën e fundit është arratisur nga një burg belg dhjetorin e vitit të shkuar.

 

Shkolla italiane. Nisin regjistrimet on line në fillore, tetëvjeçare dhe të mesme

Voto agli immigrati e riforma della cittadinanza. “Italiani più aperti della politica”