Lexo lajmin të përditësuar: Varese. Është Mariana Preducaj, gruaja e vrarë nga i shoqi
“E vrava unë” u rrëfen karabinierëve
Romë, 9 dhjetor 2015 – Pas një zënieje të egër, një shqiptar ka vrarë të shoqen me thikë në fyt në sy të vajzave.
Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar në një fshat të Vareses dhe viktima quhet Mariana, shqiptare edhe ajo, 31 vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël 10 dhe 4 vjeç. Ndërsa i shoqi që e vrau është një 42 vjeçar, murator, në Itali prej dhjetë vjetësh, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.
Kur Karabinierët e Gallarates kanë hyrë në shtëpi, një apartament në kat të dytë të një pallati, kanë gjetur gruan pa jetë e në një pellg me gjak.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes të dhënë nga Karabinierët, burrë e grua janë zënë keq me fjalë e rreth orës 2 të natës, në sherr e sipër, i shoqi e ka qëlluar me thikë. Menjëherë më pas burri ka lajmëruar një të afërm që ka telefonuar menjëherë Karabinierët dhe Ndihmën e Shpejtë.
Me të parë karabinirët, 42 vjeçari ka pranuar menjëherë se ishte ai autori i krimit të tmerrshëm: “E vrava unë”. (Vijon)