in

Varreza Otranto. Kur eritreasit ishim ne

kater_rades.gif
Nuk do të dihet kurrë numri i saktë i shqiptarëve që kanë lënë jetën në fund të detit në përpjekje për të arrirë Italinë. Kronikat flasin vetëm për rastet ekstreme ndërsa shumë prej mbytjeve kanë kaluar pa u pasqyruar në shtyp. Edhe rindërtimi i mëposhtëm i mbytjeve të regjistruara mbetet një përpjekje e paplotë, nga viti 1997.

Sibilla e Katër i Radës, pak çaste përpara përplasjes

28 mars 1997 – anija shqiptare “Katër i Radës” fundoset pas përplasjes me korvetën e Marinës ushtarake italiane “Sibilla”.  Asnjëherë nuk do të dihet i saktë numri i viktimave që sidoqftë i kapercen të njëqindët.

21 nëntor 1997 – në Kanalin e Otrantos vdesin 16 shqiptarë të nisur nga Durrësi për shkak të shpërthimit të gomones.

9 shkurt 1998 – mbytet një gomone e nisur nga Vlora. Të paktën pesë vetë të vdekur.

25 tetor 1998 – në det të hapur para Vlorës, pranë ishullit të Sazanit, një gomone përlaset me një tjetër skaf që kthehej nga Italia dhe shpërthen, humbasin jetën 6 vetë.

27 nëntor 1998 – një gomone mbytet në det të hapur përpara Brindizit pas përplasjes me një skaf kontrabandierësh. Shtatë të vdekur.

27 maj 1999 – në det të hapur një gomone ndeshet me nje mjet detar të Guardias së Financave. Vdesin pesë shqiptarë, ndër të cilët edhe dy fëmijë.

15-16 gusht 1999 – përballë brigjeve të Malit të Zi mbytet një ‘karakatinë deti’ plot me familje të tëra që përpiqeshin të arrinin në Itali. Mëse njëqind të vdekur.

1 nëntor 1999 – një gomone copëtohet në ujërat e cekëta të Torre Cavallo-s (Brindizi), mbyten ngjashtë vetë.

30-31 dhjetor 1999 – një gomone mbytet në Kanalin e Otrantos duke shkaktuar vdekjen e 59 vetëve. Hipoteza e mbytjes së gomones hidhet në fillim nga familjarët e viktimave si në Shqipëri edhe në Itali, u besohet pas dy javësh kur deti fillon të nxjerrë në breg trupa të pajetë.

4 maj 2000 – katër kilometra larg brigjeve të Salentos, një gomone plot imigrantë godet me majën e bashit një varkë të policisë. Vdesin dy imigrantë dhe zhduken në det të paktën dhjetë të tjerë.

10 qershor 2001 – Një gomone me shqiptarë mbytet në det të hapur përballë Tranit (Bari). Disa arrijnë me not bregun e të tjerë shpëtohen nga vullnetarët. Gjenden pesë kufoma por deti përpin shtatë të tjerë.

11 mars 2002 – Një gomone mbytet në ujërat ndërkombëtare rreth 20 milje larg brigjeve të Otrantos: ndër 28 pasegjerët vdesin gjashtë.

22 korrik 2002 – në ujërat shqiptare përpara Vlorës përplaset një anije e Guardias së Financave (që në bazë të marrëveshjeve Itali-Shqipëri shkurajon nisjen e klandestinëve qysh në brigjet shqiptare) me një gomone me rreth shqiptarë. Humbin jetën të paktën tre vetë.

9 janar 2004 – Lundruesit e një gomoneje i kërkojnë ndihmë drejtpërdrejt televizionit “Top Channel”. Ndihma bërrin me vonesë. Do të gjenden të vdekur nga të ftohtit në gomone 21 vetë. Shtatë të tjerë të humbur.

Bota Shqiptare

Tragjedia e Lampedusës në mediat shqiptare

Blair në Tiranë. Për një ditë, “kryeministër” i Shqipërisë