in

Blair në Tiranë. Për një ditë, “kryeministër” i Shqipërisë

Toni Blair, ish kryeministër i Britanisë së Madhe, post që mbajti për 10 vjet shkon  në Tiranë për të konkretizuar kontributin e tij ndaj Qeverisë Edi Rama. Në mënyrë simbolike, të enjten, drejtoi mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të ndarë me ministrat e kabinetit Rama, vizionin e një qeverisje efikase, objektivat e të cilës të kthehen në gjëra të prekshme për qytetarët e këtij vendi.

Ka qenë i veçantë Këshilli i ministrave i mbajtur të enjten në Shqipëri, që “në vend të Ramës ka pasur ish kryeministrin britanik Tony Blair, dhe kryeministrin tonë krah tij. Në një prononcim të përbashkët për shtyp, Kryeministri Rama tha se ky proces inovativ – prania e ish kryeministrit të huaj në mbështetje të qeverisë – që synon ta orientojë qeverisjen nga rezultatet, vjen si një domosdoshmëri për ta çuar në një nivel të ri fuqinë implementuese të qeverisë. Rama theksoi se kryeministri Blair është në shërbimin qeverisë shqiptare “personalisht, tërësisht vullnetarisht”.

Nga kryeministri Rama bëhet e ditur se ka filluar diskutimi me Kryeministrin Blair dhe me Bankën Botërore “për të përcaktuar prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, jo thjesht në funksion të asaj që ne si qeveri kemi parashtruar në programin tonë, por dhe në funksion të një bashkërendimi të të gjitha burimeve financiare dhe të gjitha energjive pozitive të mbështetjes së vendit nga ana e shumë donatorëve,” u shpreh Kryeministri.

Duke e vlerësuar ish Kryeministrin Blair si një mik të shtrenjtë të Shqipërisë, Kryeministri i shprehu atij mirënjohjen në emër të mbarë shqiptarëve, për kontributin e tij të çmuar dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës së përpjekjeve të Kosovës, për një shtet të lirë dhe të pavarur. “Duke e parë sot të ringjiste shkallët e kësaj godine, nuk mund të mos ndihesha shumë krenar që nga lidershipi i tij, jo vetëm ne fituam diçka shumë të madhe, falë sigurisht mbështetjes së jashtëzakonshme të SHBA-ve dhe të Presidentit Clinton, krah për krah me kryeministrin Blair, por edhe se Shqipëria ka fituar një mik shumë të madh.”

“Jam këtu, sepse besoj në këtë vend, besoj tek ky popull, besoj në vizionin e progresit që është përcaktuar për të,” u shpreh Blair që rikthehet në Shqipëri pas një dekade.

Me dëshirën për ta parë Shqipërinë pjesë të familjes së vendeve evropiane, Blair tha se ideja e orientimit drejt Bashkimit Evropian është një ide mjaft e rëndësishme dhe me një perspektivë të jashtëzakonshme për shqiptarët.

“Të kthejmë vizionin dhe objektivat në gjëra të prekshme për njerëzit e këtij vendi,” ftoi Blair, duke theksuar se “kjo është ajo çka do të bëjmë, do të punojmë me qeverinë, do të punojmë me Kryeministrin Rama gjithashtu edhe me partnerë të tjerë në mënyrë që të bëjmë atë që duhet, ta shohim këtë vend të rrugëtojë drejt së ardhmes”.

 

kater_rades.gif

Varreza Otranto. Kur eritreasit ishim ne

Immigrazione: 11 anni della legge Bossi-Fini in Italia