in

Vazhdon jehona e situatës shqiptare në mediat italiane

 



Romë, 28 Janar 2011 – Me heshtje, lule, qirinj  dhe muzikë funebër u zhvillua sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  manifestimi homazh i organizuar nga opozita, në nderim të tre viktimave që humbën jetën në protestat e dhunshme të 21 janarit ku morën pjesë mijëra vetë. Në krye të kortezhit  ishin të afërm të tre viktimave që mbanin në duar portretet e tyre, dhe pas vijnë drejtues të PS-së, kryetari Edi Rama, deputetë socialistë, krerë të partive opozitare, etj. Ata marshuan në heshtje përgjatë bulevardit qendror në Tiranë për t’u vendosur më pas përballë selisë së Kryeministrisë, ku bien në sy tre portrete të mëdha të tre viktimave të demonstratës të 21 janarit.

Ndërkohë, godina e Kryeministrisë ishte vënë në ruajtje nga efektiva të shumta policie për të parandaluar çdo lloj incidenti. Dje, Policia kishte njoftuar se demonstrata e opozitës përbën, sipas saj, rrezik për sigurinë kombëtare dhe publike dhe se ajo nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e saj.

Ashtu si protesta e 21 janarit e të gjitha zhvillimet në ditët e mëpasshme, edhe manifestini i sotëm u ndoq me interes nga agjencitë e shtypit dhe mediat elektronike italiane. Të gjitha pa dallim nxjerrin në dukje që manifestimi ishte i qetë, i heshtur dhe i përzishëm.

ANSA, në një lajm të dhënë gjatë kohës së zhvillimit të demonstratës titullon: “Kortezh i heshtur i opozitës”, duke treguar se manifestuesit arrijnë përpara selisë së qeverisë pa shkaktuar asnjë incident.
AGI vë theksin në munrin e lartë të pjesëmarrësve dhe në mbështetjen nga eksponentë italianë në shkrimin me titull “Me mijëra në Tiranë në manifestimin e opozitës”. Në  lajmin e dhënë nga kjo agjenci thuhet se “situata duket e qetë dhe thuajse joreale, në një heshtje të plotë. Nuk ka flamuj, vetëm qirinj dhe lule. Në kortezh merr pjesë edhe parlamentari PD barez Dario Ginefra që dëshiron të tregojë kështu solidaritetin e tij për partinë socialiste të Shqipërisë”.
Në faqet internet të të përditshmes La Repubblica manifestimi i sotëm është dhënë me një artikull të gjatë të të dërguarit të gazetës në Shqipëri Daniele Mastrogiacomo. Në shkrimin me titull “Tirana, në shesh në kujtim të viktimave”. Opozita fiton etejën e saj” thuhet se “rreth 100 mijë pjesëmarrës të kortezhit paqësor vënë lule dhe ndezin qirinj në vendin ku një javë më parë u vranë tre pjesëmarrëstë protestëskundër Berishës”. Mes të tjerash gazetari i la Repubblica tregon: “Në një heshtje të ngarkuar me tension, por mbi të gjitha me dhimbje, një turmë burrash e grash, pleqsh e fëmijësh u mblodhën përpara selisë së partisë socialiste. U ndanë lule dhe qirinj si edhe shirita zije që njerëzit i lidhën në krah. Nën tingujt e Liqenit të Mjellmave të  Tchaikovsky-t dhe të Requiem-it të Mozartit, kortezhi u vu në lëvizje në heshtje të plotë. Nuk kishte flamuj, as parulla. Vetëm fotot e tre viktimave të mbajtura në krahë nga dy djem e një vajzë”.
Sipas gazetarit, “shqiptarët, megjithëse fbënte ftohtë e binte shi, nuk deshën të hiqnin dorë nga ajo që konsideronin, përtej pozitave politike, ditën e tyre: një provë të madhe force për të reflektuar mbi krizën e provokuar nga paraliza politike e shkaktuar nga tetëmbëdhjetë muajt pa rrugëdalje”.

 

Decreto flussi 2010: Nuove risposte del ministero degli Interni

Blerjet me këste