in

Vazhdon jehona e situatës shqiptare në mediat italiane




Protesta e djeshme në Shqipëri ku kanë humbur jetën tre vetë të vrarë me armë zjarri, janë plagosur dhjetëra të tjerë mes protestuesve dhe forcave të policisë, është pasqyruar nga të gjitha agjencitë e shtypit italian, ka zënë që mbrëmë kreun e mediave të ndryshme ueb dhe televisive, dhe sot në mëngjes faqet e para edhe të shtypit italian.

Agjencia e lajmeve ANSA, në homepage sot titullon “Tirana, tre të vdekur. Apel i Bashkimit Europian”
Të gjitha emisionet e lajmeve televisive dhe radiofonike te mbrëmshmet kishin ndër lajmet e para këtë protestë, madje vonë në darkë duke sjellë edhe videon që tregon vdekjen e njërit prej viktimave.
Faqja e parë e Corriere della Sera on-line sot në mëngjes kishte si lajm të parë “Revolta në Shqipëri shqetëson Europën”. Komentet e shumta nën artikull flasin për rolin e protestave në rrëzimin e pushtetit ë vende të ndryshme të botës.

Ja disa nga faqet e para të gazetave italiane, sot në treg:

Corriere della Sera

Repubblica

Stampa

Sole 24 ore

Manifesto

Avvenire

Riformista

Secolo XIX

Giornale di Brescia

Të gjithë kanalet radio dhe televizive të RAI-t hapin sot emisionet e lajmeve me lajmin e Shqipërisë:

RAI News 24 on-line ka në faqen e saj të parë “përleshje të ashpra në Shqipëri mes manifestuesve dhe Policisë”

Për Radio RAI1 “Shqipëria e shokuar për revoltën e Tiranës ku, sipas disa burimeve, janë vrarë katër protestues. Me dhjetëra të plagosurit. Opozita kërkon dorëheqjen e Berishës dhe përgatit protesta të reja…”.

GR2 thotë “Shqipëria në shesh kundër kryeministrit Berisha. Policia qëllon mbi turmën. Të vdekur dhe dhjetëra të plagosur…”.

Për GR3: “Në Shqipëri mbyllet me gjak manifestimi i partisë socialiste kundër kryeministrit Berisha. Pas disa orësh guerriljeje  policia qëllon mbi turmën. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur.

Në ditët në vijim interesi mbetet i madh. Këndvështimet janë nga më të ndryshmet, zërat e të personazhet e intervistuar gjithashtu.

La Repubblica boton dy ditë rresht intervista të gjata të dy protagonistëve: Edi Rama dhe Sali Berisha. Më 23 janar intervista e leaderit të opozitës titullohet “Përpara na vodhën votën, tani qëllojnë mbi turmën e pambrojtur”, ndërsa një ditë më pas titulli i intervistës së kryeministrit është “Mënanjova një grusht shteti, do të mbroj lirinë e Shqipërisë”.

Il Sole 24 ore zgjedh një titull shumë të fortë: Kryeministri Berisha: “Lideri i opozitës do ketë një ndëshkim shëmbullor” .

“Shqipëri, pas korteut vazhdon përplasja institucionale mes drejtuesve më të lartë të shtetit” është artikulli i gazetares shqiptare Geri Zheji Ballo e cila ndodhet në Tiranë për të ndjekur nga afër zhvillimet, i botuar nga Il Fatto Quotidiano.

Corriere della Sera në ditët e mëpasshme: “Shqipëria i bën thirrje Italisë: tek ne realiteti është i papranueshëm”. Në një intervistë botuar në këtë gazetë, Giovanni Sergi, profesor i urbanistikës pranë Universitetit të Tiranës, shprehet se “në këtë episod nuk sheh një krizë strukturore të sistemit si në vitin 1997”

Espresso on line boton analizën e gazetarit shqiptar Ismail Ademi me titull :”Pse Shqipëria rebelohet”.

ANSA: “Rama, do kthehemi në shesh. Nga jashtë asnjë dënim për vrasjet e kryera nga shteti”. Këtë thirrje e botojnë edhe gazeta të tjera.

Në disa të përditshme lokale të cilat vënë në dukje edhe ndikimin që mund të ketë ngjarja në jetën e emigrantëve shqiptare. Gazeta on line VareseNotizie në një shkrim të datës 24 janar rrëfen gjendjen shpirtërore të nxënësve shqiptarë me banim në këtë qytet. Gjendje që kuptohet që në titull “Shumë frikë dhe pak shpresë mes studentëve shqiptarë”.

Revista gjeopolitike Limes boton një analizë të thelluar me titullin: “Jo, Shqipëria nuk është Tunizia”.

 

Decreto flussi 2010: Nuove risposte del ministero degli Interni

Blerjet me këste