27 janar 2011 – Një pasagjer ka gjetur vdekjen ndërsa po kthehej dje me traget nga porti i Barit drejt Durrësit.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, kanë bërë të ditur për ATSH-në se shërbimet e policisë janë njoftuar nga përfaqësuesit e tragetit “Bari” dje paradite, kur mjeti lundrues i udhëtarëve ishte 2 milje larg Durrësit.
Personi që ka ndërruar jetë quhej Munir Zeqja, 70 vjeç, dhe ishte banues në Maqellarë të Dibrës. Ai vuante nga një tumor në grykë dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar, megjithëse kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë kohës që kishte qëndruar në vendin fqinj.
Ngjarja është nën hetim, përfunduan burimet e policisë.