in

Vdes një fëmijë i shtypur nga një shkëmb

Për një fatkeqësi natyrore, humb jetën pranë shtëpisë një vogëlush shqiptar. Të njëjtin fat kanë pasur vitet e shkuar edhe dy vëllezër të tij të vegjël, në dy aksidente të ndryshme

Francoforte (Siracusa), 8 prill 2010 – Një fëmijë trevjeçar, ka humbur jetën i shtypur nga një shkëmb. Ngjarja ka ndodhur më 6 prill, në Francoforte të provincës së Siracusës dhe vogëlushi quhej Fatmir Doci. Me sa duket një shkëmb është shkëputur nga faqja e malit ndërsa i vogli luante pranë shtëpisë së tij. Trupin e kanë zbuluar menjëherë prindërit e tij, të alarmuar nga britmat e vogëlushit. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca por e vetmja gjë që u ka mbetur mjekëve të bëjnë ka qenë konstatimi i vdekjes.

Në shtëpinë e familjes Doci kanë shkuar edhe karabinierët dhe Prokuroria ka hapur hetimet. Në të shkuarën familja ka humbur edhe dy fëmijë të tjerë, edhe ata në dy aksidente të ndryshme. Dhjetë vjet të shkuar, Qamil, 6 vjeç, një nga vëllezërit e Fatmirit ka vdekur i mbytur në përroin pranë shtëpisë; ndërsa para 5 vjetësh Andrea, 5 vjeç, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Dy të vrarë dhe një e plagosur me armë zjarri. Viktimat të tre shqiptarë

Nga “Bregu tjetër i Adriatikut”, solidaritet e promovim të kulturës për Shqipërinë