Mbrëmjen e të dielës, 15 shtator 2013, kabineti i Kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar për rreth 30 minuta mbledhjen e parë zyrtare gjatë të cilës janë miratuar tre vendimet e para.
Vendimet e marra, sipas lajmërimit zyrtar të Këshillit të Ministrave, janë:
1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
2. Miratimi i Kodit Etik Ministror;
3. Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.
Lexo edhe: Nga votëbesimi në Kuvend deri në mbledhjen e parë në selinë e Kryeministrisë