in

Venezia. Rreh gruan, kunatën dhe mbesën e vogël, arrestohet 28-vjeçari

Karabinierët, të thirrur nga fqinjët, i kanë dhënë fund çmendurisë së një të riu në Portogruaro që kish marrë me shkelma dhe grushte tre persona të familjes, prej të cilave njëra shtatzënë, njëra as një vjeçe

Romë, 7 mars 2014 – Një tjetër lajm dhune në familje vjen sot nga Venezia. Për motive banale, një 28-vjeçar shqiptar ka humbur kontrollin e pasi u ka ulëritur dhe ka kërcënuar pjesëtare të familjes i ka marrë ato me shkelma dhe grushte. Viktimat e çasteve të dhunës së verbër janë e shoqja, kunata, shtatzënë në muaj të pestë, dhe një mbesë foshnjë që akoma nuk ka mbushur vitin.

Kanë qenë fqinjët e shtëpisë së familjes shqiptare në rrugën Mantegna të Portogruaros ata që të shqetësuar kanë dhënë alarmin. Vetëm mbërritja e karabinierëve në vendngjarje i ka dhënë fund makthit të viktimave që ndërkaq ishin të mbuluara nga ematomat dhe të nxirat.

Sipas mediave lokale 28-vjeçari nuk ka bërë qëndresë ndaj forcave tërendit që i kanë vënë hekurat dhe e kanë mbyllur në burgun e Pordenones me akuzën e dhunës në familje.

E shoqja, kunata dhe mbesa e vogël janë çuar në repartin e Ndihmës së Shpejtë për mjekimet e nevojshme. E shoqja dhe vogëlushja shërohen për dhjetë ditë, kunata shtatzënë për 25 ditë dhe fatmirësisht nuk rrezikon shtatzëninë.

La violenza domestica: né amore, né potere

Pisa. Babai rreh nënën, 16-vjeçarja thërret policinë

“Nella patria di Giorgio Castriota Scanderbeg”, mostra fotografica a Ferrara