in

Vështirësohet provimi teorik i patentës italiane

Nga janari hyn në fuqi provimi i ri për marrjen e patentës. Dhe vetëm në gjuhën italiane

Ndryshojnë provimet teorike për marrjen e patentës, me futjen e një pyetësori më të vështirë. Nga fillimi i vitit 2011, provimi do të jetë me dyzet pyetje me përgjigje të vetme dhe jo më dhjetë pyetje me tre përgjigje të mundshme çdonjëra, që mund të jenë të vërteta ose të rreme. Në pyetësorin e ri, tridhjetë pyetje kanë lidhje me çështjet më të rëndësishme për sigurinë rrugore, ndërsa dhjetë të tjerat lidhen më çështje dytësore. Pranohen maksimumi katër gabime, kush bën më shumë duhet të përsërisë provimin.

Për emigrantët parashikohen vështirësi sepse pyetësori i ri është vetëm në italisht, ndërsa ai i mëparshmi ishte i përkthyer në gjuhët  e komuniteteve kryesore. Ministria e Transporteve deklaron se përkthimet kushtonin shumë dhe se jo gjithnjë ato janë të sakta. Por në këtë mënyrë kandidatët e huaj janë më të penalizuar dhe nuk është dëshmuar ndonjëherë që njohja e italishtes ndikon pozitivisht edhe në sigurinë rrugore. Mbi këtë rast i është kërkuar një sqarim Zyrës Kombëtare Kundër Diskriminimeve, por tani për tani duket se Ministria nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim.

Nga 1 janari, jashtë qarkullimit qeset plastike

Kur mund të paraqes kërkesë për dekretin e flukseve?