in

Vetëm bij imigrantësh? Mbyllet klasa e parë fillore e Costa Volpinos

14 fëmijët e klasës së parë të fillores në Costa Volpino transferohen në një tjetër shkollë. Vendimi i autoriteteve shkollore për të shmangur krijimin e një “klase geto”

Romë, 10 shtator 2013 – Italianët heqin fëmijët e tyre nga shkolla duke detyruar kështu edhe bijtë e imigrantëve të transferohen. Është kjo zgjidhja e hidhur për klasën e parë fillore të Costa Volpinos në provincën e Bergamos e përbërë vetëm nga bij imigrantësh. Sepse të gjithë prindërit e shtatë të regjistruarve me origjinë italiane nuk deshën që bijtë e tyre të uleshin në banka përkrah bashkëmoshatarëve të tyre që të paktën sipas pasaportave janë marokenë, shqiptarë, rumunë apo boshnjakë.

Në të vërtetë një pjesë e mirë e atyre fëmijëve ka lindur në Itali e që  të gjithë, sipas shtypit lokal, flasin italisht. Por këto fakte nuk mjaftuan për të qetësuar familjet autoktone, të shqetësuara se fëmijët e shumtë me origjinë të huaj do të ngadalësonin procesin e mësimit. E si përundim, për të shmangur krijimine një “klase geto”, drejtori i zyrës së arsimit të krahinës, Francesco De Sanctis, dhe pëërgjegjësja e arsimit e Bergamos Patrizia Graziani kanë vendosur të mbyllin fare klasën e parë fillore.

Katërmbëdhjetë nxënësit me prindër të huaj do të transferohen në një shkollë të fraksionit Piano e do të ndahen në dy klasa, në mënyrë që të respektohet kufiri maksimal i 30% ndënësve jo italianë që parashikon qarkorja e famshme Gelmini.

Vendimi është marrë ditën e parë të shkollës, por do të hyjë në fuqi ditët e ardhshme. Këto ditë, fëmijët e klasës së parë u janë bashkuar shokëve të klasës së dytë.

 

Cittadinanza. Posso cambiare la domanda da residenza in matrimonio?

Lokali racist në Zvicër: “Nuk pranohen shqiptarë dhe kosovarë”