in

Vetëm me letërnjoftim, në Maqedoni dhe Mal të Zi

Ministri i Jashtëm Haxhinasto ka nënshkruar dy marrëveshje me homologët e tij të Maqedonisë dhe Malit të Zi, mbi lëvizjen në këto vende vetëm me letërnjoftim

Tiranë, 14 dhjetor 2011 – Zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nënshkroi sot me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, marrëveshjen për lëvizjen mes dy vendeve me karta identiteti. Po sot, ministri Edmond Haxhinasto, nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Milan Rocen.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është  një hap shumë konkret që do të rrisë mundësitë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe dy vendeve fqinje dhe do të lehtësojë kalimin e kufirit për të realizuar objektivat  si lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve dhe angazhimet e tyre për integrimin në BE.

Nga relikti Katër i Radës tek vepra e artit për viktimat e detit

Kadare, sërish kandidat për Nobel