Viktimat janë Armil Gajtani dhe Martin Turka, ndërsa i plagosuri është Kreshnik Gajtani vëllai i njërit prej viktimave. Janë qëlluar me një breshëri plumbash në rrugë, mbrëmjen e të shtunës
Romë 20 mars 2012 – Dy të vdekur e një i plagosur është bilanci i të shtënave të fundit në Vigevano të Pavias, të shtunën në mbrëmje prapa klinikës Beato Mateo. Viktimat janë Armil Gajtani dhe Martin Turka, 36 vjeç njëri e 25 tjetri, ndërsa i plagosuri Kreshnik Gajtani, 30 vjeç. Ata janë gjetur në parkingun e klinikës të qëlluar me një breshëri plumbash kallashnikovi.
Alarmin e ka dhënë një vajzë shqiptare që është marrë me njëherë në pyetje nga karabinierët. Forcat e rendit janë në kërkim të dy personave të larguar me shpejtësi nga vendi i të shtënave me një veturë ngjyre gri të hapur, ndoshta një Ford Fokus.
Nuk është herë e parë që në Vigevano vriten shqiptarë me armë zjarri. Më 8 janar të këtij viti mbeti i vdekur me 5 të shtëna pistolete në kokë Edmond Shtjefni. Sipas dëshmitarëve – Shtjefni është vrarë në një lokal, para syve të rreth 500 vetëve – dy presona i janë afruar, e kanë përshëndetur edhe me një përqafim e menjëherë më pas njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën e i ka qëlluar në kokë.
Më 21 maj 2011, mbeti i vrarë në mes të rrugës Pëllumb Tartaraj, 33 vjeç. Të akuzuar për vrasjen e tij me paramendim ishin arrestuar para ca kohësh Aurel Duka, Emiljan Sina dhe sot është kapur në kufi edhe i kërkuari i tretë, Eduart Daja.