in

Vigevano. Në fillim e përqafojnë pastaj e vrasin me plumb në kokë

Vdes para syve të 500 personave 32 vjeçari Edmond Shtjefni

Romë, 8 janar 2012 – Sipas agjencive të shtypit, 32 vjeçari Edmond Shtjefni është vrarë mbrëmë në darkë me armë zjarri në një lokal të Vigevano-s  në provincën e Pavias përpara syve të 500 personave.

Pas orës një të natës duket se dy burra kanë hyrë në lokalin e natës Sayonara kur brenda ishin të pranishëm rreth 500 klientë. I janë afruar banakut, kanë përshëndetur Shtjefnin edhe me një përqafim e menjëherë më pas njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën e i ka qëlluar në kokë. Edmond Shtjefni ka rënë në tokë i pajetë ndërsa dy burrat janë larguar mes panikut të të pranishmëve. Mbi rastin po hetojnë karabinierët, që si pistë të parë kanë luftën mes bandave të shqiptarëve.

Vrasja e Shtjefnit është shumë e ngjashme me një tjetër që ka ndodhur po në Vigevano në maj, kur tre burra i janë afruar Pëllumb Tartarajt, 33 vjeç, në një bar, kanë dalë bashkë me të në rrugë dhe aty e kanë qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Afati i deklarimit të të ardhurave shtyhet për në shtator

Canale d’Alba. 22-vjeçari Feini vdes me një thikë të ngulur në gjoks