in

Viterbo. Hidhen nga shkëmbi për t’u shpëtuar karabinierëve. Vdesin dy persona

Akoma kërkohet një i tretë

Romë, 9 nëntor 2015 – Për t’u shpëtuar Karabinierëve u hodhën nga një shkëmb dhe kështu humbën jetën. Ka ndodhur pasditen e të dielës, 8 nëntor, në Civita Castellana të Viterbos. Protagonistë, dy shqiptarë njëri 35 tjetri 33 vjeç, identiteti i të cilëve akoma nuk bëhet i ditur. Bashkë me dy personat e gjetur të vdekur ishte edhe një tjetër, i cili është akoma në kërkim.

Karabinierët kanë zbuluar kush janë viktimat alë shenjave të gishtërinjve. Gjithnjë sipas forcave të rendit, ata ishin me precedentë të shumtë penalë për vjedhje.

Sipas rindërtimit të ngjarjes së djeshme nga karabinierët, tre personat kishin vjedhur në Colle Salomonio të Viterbos dhe ishin larguar me një makinë që rezultoi të jetë vjedhur në Perugia një muaj më parë. Të ndjekur nga forcat e rendit, në një çast kanë braktisur makinën dhe ia kanë mbathur me vrap. Kur kanë parë se nuk kishin shpëtim, të paktën dy prej tyre janë hedhur nga një shkëmb, nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Njëri prej tyre ka vdekur në vend, ndërsa tjetri pak minuta më pas, ndërsa pritej të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Karabinierët thonë se personat që ndiqnin ishin tre, ndaj pas gjetjes së dy prej tyre, janë vënë në kërkim të të tretit, në bashkëpunim edhe me një skuadër zjarrfikësish të specializuar për kërkime në zona të vështira për t’u arritur.

 

 

 

 

 

“Fshesa” greke kthen 1.761 shqiptarë gjatë tetorit

Shqiptarët në Itali, kosto apo benefit?